Mozilla VPN

Ç’është një VPN?

Merrni përgjigje për nëntë pyetje të rëndomta rreth VPN-sh, që të ndiheni i informuar rreth se çfarë bëjnë, kur t’i zihet besë një të tille dhe pse.

Mjaft prej nesh kalojnë shumë orë në ditë duke përdorur internetin për të bërë gjëra të përditshme, bie fjala, parje videosh, blerje, lojëra dhe pagim faturash, e deri te administrim projektesh të ndërlikuara pune dhe thirrje konfidenciale me video. Një Rrjet Virtual Privat (VPN) është një nga rrugët më të mira për të qenë privat dhe i siguruar në internet dhe për t’i mbajtur të dhënat tuaja të mbrojtura.

Si funksionojnë VPN-tën?

Një VPN është një mjet që ju lejon të hyni në internet në mënyrë të siguruar, kudo ku jeni. Një VPN funksionon duke krijuar një “tunel” të sigurt mes pajisjes tuaj dhe shërbimit tuaj VPN dhe ju mbron në dy rrugë kryesore:

  1. Duke fshehur adresën tuaj IP, duke mbrojtur identitetin dhe hollësitë mbi vendndodhjen tuaj.
  2. Duke fshehtëzuar trafikun mes jush dhe shërbimit tuaj VPN, që askush në rrjetin tuaj lokal të mund të mos e deshifrojë apo ndryshojë dot.

Në të kaluarën, VPN-të përdoreshin kryesisht nga korporata për të lejuar hyrje të sigurt së largëti në shërbimet e tyre të brendshme dhe të dhëna pronësore. Sot ama, VPN-të mund të përdoren nga cilido që dëshiron të mbrojë lidhjen e vet në internet, veçanërisht kur bëhet përmes rrjetesh porozë, të tillë si WiFi publik, por janë të dobishme madje edhe për një rrjet shtëpie.

Një VPN do të mbrojë trafikun që dërgoni mes jush dhe shërbimit VPN, qoftë përmes shfletuesit tuaj, aplikacionesh apo shërbimesh të tjera. Që të ujdisni një VPN, do t’ju duhet të krijoni një llogari me një shërbim VPN dhe të instaloni software-in VPN në kompjuterin apo telefonin tuaj. Kur aktivizohet, një VPN do të kujdeset për trafikun nga krejt aplikacionet dhe software që xhirojnë në pajisjen tuaj, që të mund të shfletoni dhe komunikoni lirisht, përmes një lidhje të sigurt rrjeti privat.

Zakonisht, një shërbim VPN ofron një numër kanalesh lidhjeje në vendndodhje të ndryshme globale, që ju lejojnë të përdorni një adresë IP prej një vendndodhjeje tjetër nga ajo e juaja faktike. Në këtë mënyrë, vendi ku po lidheni sheh IP-në e VPN-së, jo adresën tuaj faktike IP, si burim të trafikut tuaj. Mozilla VPN e kalon trafikun tuaj përmes një shërbyesi të sigurt dhe ju lejon të zgjidhni një vend prej më shumë se 30 vendesh.

Kur duhet të përdor një VPN?

Lidhja me një rrjet publik WiFi ca herë është e leverdishme, bie fjala, kur jeni pa shërbim internet, ose nuk kapni dot sinjal në telefonin tuaj. Më anë tjetër, lidhja me një WiFi publik mund të jetë një punë e rrezikshme. Është e pamundur të jeni i sigurt se dikush tjetër nuk po lidhet në të njëjtin rrjet për të përgjuar ç’bëni. Edhe nëse trafiku juaj është i fshehtëzuar, ata prapë mund të shohin cilat sajte po vizitoni. Dhe nëse po përdorni një aplikacion që s’ka fshehtëzim — shumë nuk kanë, madje edhe sot — atëherë ata mund të shohin gjithçka që bëni.

Kur jeni në shtëpi, rreziku i aktorëve të ligj që shfaqen në rrjetin e shtëpisë tuaj është i ulët. Por furnizuesi juaj i shërbimeve internet (ISP) mund të gjurmojë dhe japë gjetkë veprimtaritë tuaja internetore, ngaqë krejt të dhënat që përdorni në web kalojnë përmes rrjetit të ISP-së tuaj, disa prej të cilave mund të mos jenë të fshehtëzuara. Një VPN mund t’u pengojë IPS-ve t’ju spiunojnë, duke fshehtëzuar trafikun tuaj drejt furnizuesit të VPN-së tuaj, pavarësisht se ku gjendeni.

Pa dale, mendoja se trafiku im internet qe tashëm i fshehtëzuar me HTTPS…

Është e vërtetë që shumica e lidhjeve te sajtet, në ditët e sotme, janë të siguruara përmes HTTPS-je, që do të thotë lënda, por jo adresa IP e burimit apo vendmbërritjes, është e fshehtëzuar. Një VPN ofron privatësi shtesë duke u penguar sajteve dhe palëve të treta të njohin adresën tuaj IP.

Pse do të duhej të përdor një VPN?

Fshehja e identitetit tuaj dhe mbulimi i trafikut tuaj web mund të duket si diçka që arrihet vetëm nga super të zotë nga ana teknike, ose nga aktorë në hije. Por, ka një numër arsyesh të ligjshme pse mund të doni të përdorni një VPN, përfshi:

  • Mbajtjen private të veprimtarisë tuaj internetore.
  • Mbajtjen private të vendndodhjes së shtëpisë tuaj apo vendet e vizituara më shpesh.
  • Mbrojtjen e lidhjes tuaj me një rrjet WiFi publik, bie fjala, në një kafene, aeroport, dyqan apo bibliotekë.
  • Garantimin e të qenët rezervat dhe integritetin e hyrjes tuaj në internet.
  • Bërjen më të vështirë për rrjete reklamash të përdorin IP-në tuaj për të krijuar dhe përdorur profile të fokusuar, që ju ndjekin nëpër internet.

Cilat janë mangësitë e përdorimit të një VPN-je?

Disa furnizues shërbimi internet i bllokojnë vizitat e bëra përmes VPN-sh, duke e bërë lëndën e tyre të papërdorshme, kur ka të aktivizuar një VPN. Disa VPN mund të ngadalësojnë punimin tuaj, ose mund të kufizojnë sasinë e trafikut tuaj. Dhe disa VPN janë keq në klasifikim, kur vjen puna për respektimin e privatësisë dhe sigurisë së përdoruesve.

A janë të parrezik VPN-të?

Është shumë e vështirë të gjendet një VPN e besueshme. VPN-të janë të menduara të mbrojnë përdoruesit, kur këta janë në internet, por jo krejt VPN-të janë njësoj, për sa i takon shërbimit që ofrojnë. Kur kërkoni të blini një shërbim VPN, sigurohuni se i kuptoni termat me të cilat po pajtoheni. Shumë pretendojnë të jenë të fuqishëm dhe të përqendruar te privatësia, por një numër i madh prej tyre s’e mbajnë premtimin e tyre. Disa VPN-ra do të regjistrojnë veprimtaritë tuaja internetore, që të mund të shesin të dhënat dhe informacionin te shoqëri marketingu. VPN të tjera do të përpiqen t’ju bindin të instaloni në pajisjet tuaj malware.

Ne i kemi kryer angaritë për të garantuar se Mozilla VPN respekton faktikisht privatësinë tuaj dhe kjo është diçka ku duam ta bazojmë reputacionin tonë. Mozilla ka një reputacion për krijim produktesh që ju ndihmojnë ta mbani informacionin tuaj të parrezik. Ndjekim We follow our easy to read, no-nonsense Parimet tona të Privatësisë së të Dhënave, që lexohen lehtë, pa broçkulla, të cilat na lejojnë të përqendrohemi vetëm te informacioni që na duhet për të dhënë një shërbim. Teknologjia Mozilla VPN është e qëruar dhe moderne, për t’u ofruar përdoruesve një lidhje të shpejtë me mbrojtje dhe siguri të plotë VPN-je. Dhe ngaqë krijuesit e kësaj VPN-je kanë pas një shoqëri e udhëhequr nga një mision, mund të besoni se paratë që shpenzoni për këtë produkt, jo vetëm do të garantojnë që të keni siguri nga më e mira, por edhe se e bëjnë internetin më të mirë për këdo.

A mund të më mbrojnë VPN-të nga keqbërës kibernetikë?

Teksa një VPN furnizon një lidhje të sigurt në internet, nuk ju mbron prej krejt aktorëve të ligj atje. Çdo herë që jeni në internet, me ose pa një VPN, duhet të jeni i kujdesshëm me lidhje të dyshimta, fushata informacioni të shtrembëruar, karremëzime mashtruese dhe kërcënime të tjera. Të qenët i parrezik në internet është një qëndrim i nevojshëm përditë.

A janë të ligjshme VPN-të?

Instalimi dhe përdorimi i një VPN aktualisht është i ligjshëm në shumicën e vendeve, përfshi ShBA-të, Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe Zelandën e Re, por disa vende mund të kenë rregulla për përdorimin e tyre. Nëse vendosni të përdorni një VPN, është përgjegjësia juaj të kontrolloni ligjet e vendit për të përcaktuar nëse përdorimi i tij është apo jo i ligjshëm.

A janë VPN-të vetëm për kompjutera?

VPN-të mund të përdoren për mbrojtjen e krejt pajisjeve tuaja — kompjutera, portativë, tablete dhe telefona. Nëse hyni në internet prej aplikacionesh më vete, tej shfletuesit, një VPN është një zgjidhje e mirë për mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë tuaj në çfarëdo pajisje. Do t’ju duhet të instaloni një VPN në çdo pajisje, që të jetë i efektshëm. Mozilla VPN ofron lidhje të pakufizuar për deri në pesë pajisje, kur lidheni në internet prej çfarëdo aplikacioni apo shfletuesi.

Mozilla VPN: I shpejtë, i thjeshtë, i besueshëm

Mozilla VPN është një shërbim të cilit i besoni mbajtjen e lidhjes tuaj në internet të parrezik, në krejt pajisjet tuaja. Nuk mbajmë regjistra të veprimtarisë tuaj në rrjet dhe nuk bashkëpunojmë me palë të treta që krijojnë profile prej asaj çka bëni në internet. Në një botë ku e paparashikueshmja është bërë “normaliteti i ri”, e dimë se është më e rëndësishme se kurrë që të ndiheni i parrezik dhe të dini se çka bëni në internet është punë e juaja.

Mozilla VPN

Merrni Mozilla VPN