Qoftë kur jeni në shtëpi, në punë, apo po sajoni një emër zbavitës për porosinë e kafesë tuaj te regjistri, mbrojtja e sigurisë tuaj internetore është përparësi e epërme për Mozilla. Si mjaft produkte teknologjish të mençura, pajisjet Android kanë veçori të brendshme mbrojtjeje që ruajnë pajisjen tuaj. Me VPN për Android nga Mozilla, mund ta shpini më tej sigurinë, me vetëm një prekje me gishtin tuaj.
Duke përdorur protokollin e shpejtë dhe të siguruar WireGuard VPN, VPN-ja jonë është e aftë të fshehtëzojë trafikun internet mes pajisjes tuaj dhe shërbyesve të rrjetit VPN. Kjo na ndihmon ta mbajmë trafikun tuaj internetor të mbrojtur, kur jeni rrugës. Ngjan me kapakun që mbron çajin tuaj të gjelbër me mjaltë nga miza që vjen vërdallë tryezës.
Si e mbron pajisjen time Android një VPN?
VPN-të ndihmojnë të parandolohen:
- Parja dhe shitja, ose ndarja me reklamues, i veprimtarisë tuaj internetore.
- Cilësi e ultë në transmetim vidoesh, për shkak gjerësie bande më të ngadaltë dhe të kufizuar prej shërbimit tuaj internet (ISP)
- Vjedhjen e të dhënave tuaja, kur përdorni një rrjet Wi-Fi publik.
Pse duhet ta shkarkoj Mozilla VPN për Android?
- Shfletoni në internet pa treguar vendndodhjen tuaj.
- Jini më të qetë me përdorim Wi-Fi publik në kafe, aeroporte, etj.
- Shmangni reklama bezdisëse të bazuara në vendndodhje.
Aplikacioni Mozilla VPN për celular është i vogël, ndaj nuk përdor shumë kujtesë tuajën dhe s’do të ngadalësojë telefonin tuaj, apo të shterojë baterinë tuaj.
Ndryshe nga VPNs, apo nga sajte ndërmjetës, të cilët paguajnë për shërbyesit e tyre duke ju spiunuar dhe shitur informacion tuajin, Mozilla nuk mban regjistra se ku qetë dhe ç’bëtë.