Mozilla VPN

Merrni nga Mozilla një VPN për Windows

Jini i parrezik dhe i siguruar në pajisjen tuaj Windows, me një VPN

Merrni Mozilla VPN

Windows është një nga sistemet më popullorë operativë në botë. Për pasojë, pajisjet Windows zakonisht janë tejet në shënjestër nga hacker-a dhe mundet të jenë veçanërisht të cenueshme, nëse nuk merrni masa paraprake të duhura. Jetën tuaj dixhitale mund ta mbroni duke përdorur një VPN, për të fshehtëzuar veprimtarinë tuaj internetore, si dhe disa hapa të tjerë, b.f., mbajtjen të përditësuar të software-it tuaj, krijimin e fjalëkalimeve unikë dhe të fuqishëm, si dhe përdorimin e maskave Relay për mbajtur të mbrojtur email-in tuaj.

Një VPN krijon një “tunnel” të fshehtëzuar për të dhënat tuaja internet, mes kompjuterit tuaj Windows dhe internetit dhe u maskon sajteve që vizitoni vendndodhjen tuaj. Kjo ndihmon të parandalohen palë të treta dhe spiunë rrjeti të mësojnë gjëra rreth jush, që s’kanë pse t’i dinë.

Cilat janë të mirat e shkarkimit të Mozilla VPN në pajisjen time Windows?

  • Shmangni mbledhjen e veprimtarisë tuaj internetore dhe ndarjen e saj me palë të treta ose reklamues.
  • Nëse përdorni vendçe video në internet, apo transmetim muzike, duke përdorur një VPN mundeni, potencialisht, të shmangni kufizimin apo reduktimin e gjerësisë së bandës për ju nga shërbimi juaj i internetit.
  • Me veçorinë “split tunneling” mund të përjashtoni disa aplikacione. Kjo ju lejon të keni disa aplikacione të xhirojnë përmes VPN-së, teksa të tjerat mbeten jashtë tunelit.
  • Përdorimi i një pajisjeje Windows një një rrjet Wi-Fi publik, të pasiguruar e bën informacionin e trafikut tuaj internet më të pambrojtur ndaj spiunësh rrjeti dhe një VPN mund t’ju ndihmojë t’i mbani private të dhënat tuaja, duke shtuar një shtresë të fuqishme mbrojtëse.

Aplikacioni Mozilla VPN s’do të përdorë shumë kujtesë të pajisjes tuaj Windows, të ngadalësojë kompjuterin tuaj, apo të çojë dëm jetëgjatësinë e baterisë tuaj.

Mozilla VPN mbulohet në Windows 10 dhe Windows 11 dhe mund ta përdorni në deri pesë pajisje. Për t’ia filluar, mund të pajtoheni te mozilla.org dhe ta shkarkoni aplikacionin në pajisjen tuaj Windows.