Mozilla VPN

Mbroni Mac-un tuaj me Mozilla VPN

Merrni nga Mozilla një VPN për macOS-in

Merrni Mozilla VPN

Një VPN (rrjet virtual privat) është diçka që duhet pasur, për privatësinë dhe sigurinë tuaj, kur përdorni Mac. Hacker-at dhe furnizuesit e shërbimeve internet mund të përgjojnë veprimtarinë tuaj internetore, ose të vjedhin të dhëna tuajat personale.

Por gjetja e një VPN-je të mbarë mund të ketë kleçka. Ndonjëherë ato janë të ngadalta, të paqëndrueshme dhe madje mbajnë regjistra rreth veprimtarisë tuaj internetore. Kjo është arsyeja pse krijuam Mozilla VPN, një VPN e shpejtë, e siguruar dhe e besueshme, nga njerëzit që ju sollën Firefox-in.

Me Mozilla VPN mundeni:

  • Merrni privatësi me një klikim, përmes një ndërfaqeje të thjeshtë dhe miqësore ndaj përdoruesit.
  • Me një pajtim lidhni deri në 5 pajisje të ndryshme, përfshi Mac, por edhe iOS, Windows, Linux dhe Android.
  • Përdoreni VPN-në tonë sa të doni. Ndryshe nga disa VPN, të cilat mbrojnë vetëm një numër të caktuar sasie të dhënash në muaj, ne s’kemi tavan për trafikun tuaj. Pavarësisht se sa të dhëna përdorni, do të jenë përherë të mbrojtura.
  • Merrni për trafikun tuaj fshehtëzim në shkallë pajisjeje. Ndryshe nga zgjidhje të tjera, që fshehtëzojnë vetëm trafikun e shfletuesit tuaj, Mozilla VPN fshehtëzon gjithçka, duke mbrojtur trafikun tuaj internetor, pavarësisht se cili aplikacion përfshihet në të.
  • Pengojini shërbimet internet të reduktojnë apo bllokojnë sajte apo shërbime që nuk u pëlqejnë, ose që konkurrojnë me ç’ofrojnë ata vetë. Për më tepër informacion, mund të lexoni rreth Asnjanësisë në Internet.

Pse Mozilla VPN?

Mozilla është një ent që punon për ta mbajtur internetin të hapur dhe të përdorshëm për këdo dhe kemi pas një ent jofitimprurës. Kur përdorni Mozilla VPN, s’mbroni thjesht veten në internet, përkrahni misionin e Mozilla-s. Mozilla VPN është i siguruar, me burim të hapët dhe është zhvilluar nga ekspertë sigurie dhe krijuesit e Firefox.

Mozilla nuk regjistron cilat sajte vizitoni, as mbikëqyr komunikimet tuaja. Kemi gjithashtu një garanci kthimi parash brenda 30 ditësh: pa yçkla, pa rrezik.