Si e mbron PC-në apo portativin tim një VPN?
VPN-të mund të japin një shtresë të mëtejshme sigurie për portativin apo PC-në tuaj dhe t’ju mbrojnë nga tentativa hack-imi, sulme karremëzimi dhe kërcënime të tjera internetore. VPN-të i fshehtëzojnë të dhënat dhe vendndodhjen tuaj duke krijuar një “tunel” mes kompjuterit tuaj dhe internetit. Nëse portativi apo OC-ja juaj s’është duke përdorur një VPN, hacker-at dhe palë të treta mund të jenë në gjendje të shtien në dorë trafikun tuaj, duke e vënë privatësinë tuaj në rrezik.
Ka disa arsye pse duhet të përdorni një VPN për të mbrojtur veten, kur përdorni portativin apo PC-në tuaj:
- Privatësi më e fuqishme: Ngaqë një VPN maskon adresën tuaj IP, mund të shfletoni në internet më privatisht, duke ditur që veprimtaria juaj s’mund të qepet tok nga grumbullues të dhënash që përdorin IP-në tuaj si një identifikues unik.
- Më i parrezik kundrejt spiunimeve: Fshehtëzimi i të dhënave tuaja përmes një VPN-je e bën thuajse të pamundur që dikush të fusë hundët në lidhjen tuaj me rrjetin, që të dijë se për çfarë dhe me kë po komunikoni.