Zgjidhni cili Shfletues Firefox të shkarkohet në gjuhën tuaj

Hyrje në internet meriton gjithkush — gjuha juaj s’duhet të bëhet një pengesë. Kjo është arsyeja pse — me ndihmën e vullnetarëve të përkushtuar anembanë botës — e bëjmë Firefox-in të gatshëm në më shumë se 90 gjuhë.

1. Shfletues: Firefox Extended Support Release Zgjidhni një tjetër produkt

2. Platformë: Zgjidhni nga lista më poshtë Merrni ndihmë

Mësoni rreth instaluesve

  • Instalues 64-bitësh

    Zgjidhni një instalues 64-bit për kompjutera me procesorë 64-bitësh, çka u lejon atyre t’u japin më tepër RAM programeve individuale — veçanërisht e rëndësishme për lojëra dhe aplikacione të tjera të uritura.

  • Instalues 32-bitësh

    Zgjidhni një instalues 32-bit për kompjutera me procesorë 32-bitësh — ose për kompjutera të vjetër apo më pak të fuqishëm. Nëse s’jeni të sigurt se duhet zgjedhur instaluesi 64-bitësh apo 32-bitësh, këshillojmë të zgjidhni atë 32-bitësh.

  • Instalues MSI

    Instalues Windows për TI korporatash, që thjeshtojnë formësimin, vënien në punë dhe administrimin e shfletuesit Shfletues Firefox.

  • Instalues për platforma ARM64/AArch64

    Instalues për ARM64/AArch64 të optimizuar për PC Windows dhe Linux.

  • Microsoft Store

    Kjo mundësi do të hapë një faqe produktesh Firefox te portali Microsoft Store. Nëse xhironi Windows 10 apo Windows 11, do të keni mundësinë ta hapni Microsoft Store-in që nga kjo faqe dhe të instaloni Firefox-in. Nëse e instaloni nga Microsoft Store, përditësimet për Firefox-in do të administrohen nga Microsoft Store. Ka ndryshime të vockla te sjellja dhe aftësitë e Firefox-it, kur instalohet që nga Microsoft Store, por për shumicën e përdoruesve këto ndryshime s’janë të dukshme.

3. Gjuhë: Që të vazhdohet, zgjidhni një platformë

4. Shkarkim: Që të vazhdohet, zgjidhni një platformë